E rëndë në Tiranë! 42-vjeçari hidhet nga ura e Babrroit në Unazën e Madhe, humb jetën në vend
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 12:19
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Tiranë. Një 42-vjeçar është hedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


