"Hodhën gaz lotsjellës në zyrat e selisë”/ PD reagon ashpër pas protestës: Policia dhunoi qytetarët...

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas protestës së katërt kombëtare, duke akuzuar forcat e Policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në oborrin dhe zyrat e selisë së saj.
Sipas PD-së, forca të policisë kanë sulmuar selinë e opozitës pas një proteste paqësore, duke shkaktuar kaos dhe disa të plagosur, ndërsa gazi lotsjellës ka ndërprerë edhe faljen e besimtarëve myslimanë.
Deklarata e plotë e PD:
Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.
Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.


