“Jemi kryengritës paqësorë”, Berisha mesazh kryeministrit: Është koha e qytetarëve

Aktualitet

“Jemi kryengritës paqësorë”, Berisha mesazh

Pas përfundimit të protestës së opozitës, kreu i PD-së, Sali Berisha foli për gazetarët nga selia e partisë.

Ai bëri të qartë se nuk do të tolerojë sulme ndaj selisë dhe paralajmëroi reagime të menjëhershme.

Berisha: Në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij nuk do t’u gjejë gjurmë. I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Ata janë të gatshëm, në çdo moment për t’i bërë ato të paqena. Prandaj urrejtjen që ke ndaj pluralizmit, mos e shpreh duke gjuajtur bomba tymi dhe bombola gazi në selinë e PD-së. Ne jemi kryengritës paqësorë, por nuk të tolerojmë sulmin ndaj selisë sonë. Hiq dorë nga sulmi në selinë e PD. Jemi të gatshëm nga mëngjesi deri në mesnatë të të përgjigjemi siç e meriton. Koha juaj ka marrë fund, tani është koha e qytetarëve, e guximit qytetar.

Në fund të fjalës së tij, Berisha tha se data e protestës së radhës do të bëhet me dije në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT