Vritet me plumb në kokë 25-vjeçari shqiptar në Itali, trupi u zbulua pjesërisht i mbuluar me rërë! Nisin hetimet
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2026, 09:49
Aktualitet

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë të premten pasdite në Itali. Trupi i shqiptarit u gjet pranë një toke pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin Pollenzo-s. Ka qenë një shofer që po kalonte që vuri re trupin e pajete.
Ai menjëherë njoftoi autoritetet të cilat raportojnë se ai është vrarë me një plumb në kokë. Arma nuk u gjet në vendngjarje, kështu që dyshimet janë për vrasje. Gjithashtu mësohet se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.
Hetimi për vrasjen po vijojnë ndërsa prokurorja publike Sara ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila do të kryhet këtë të shtunë.


