Bllokohet mishi brazilian për shkak të përdorimit të barnave, ç’do të ndodhë me sasinë që ndodhet në tregun shqiptar?

Aktualitet

Bllokohet mishi brazilian për shkak të përdorimit të
Duke nisur nga 3 shtatori, pra nga dita e djeshme sipas urdhrit të BE nuk do të importohet më mish nga Brazili.

Ky vendim erdhi pas qëndrimeve të vendeve anëtare të BE-së, të cilat ngritën shqetësime në lidhje me përdorimin e medikamenteve veterinare te kafshët në vendin amerikano-latin.

CNA më herët përmes një kërkese drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit zbuloi kompanitë që importonin mish me origjinë nga Brazili dhe sasitë e importuara për vitin 2025 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave zyrtare të dërguara nga AKU, janë 19 kompani që importojnë mish nga Brazili dhe në vitin 2025 kanë hyrë në Shqipëri në total mbi 12 mijë e 522 tonë, ndërsa në 6-mujorin e parë të vitit 2026 kanë hyrë në total 7 mijë e 857 tonë mish nga Brazili.

Ndërkohë nga ana tjetër përmes një reagimi AKU ka sqaruar se, ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata shëndetësore veterinare zyrtare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe në rast se këto ngarkesa mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë pas datës 3 shtator 2026

BE e ka ndaluar importimin e mishit nga Brazili për shkak të rrezikshmërisë pasi ka ngritur shqetësimin për përdorimin e medikamenteve veterinare te kafshët në vendin amerikano-latin.

Si rrjedhojë ngrihet pyetja dhe shqetësimi se çfarë do të ndodhë me sasinë e importuar gjatë këtij viti?

Sasia që ndodhet në treg a do të bllokohet? Ku do të shkojnë sasitë e mishit të importuar përgjatë 2026?

Ende nuk ka përgjigje për këto pyetje, që në të vërtetë janë shqetësimi real, pasi sasitë e importuara të mishit para datës 3 shtator do të qarkullojnë dhe sërish do t’u serviren qytetarëve, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e konsumatorëve

ME TE LEXUARAT