Bojkoti i avokatëve për rregulloren e re të GJKKO-së, gjobiten me shumën e majme mbi 10 mbrojtës

Aktualitet

Bojkoti i avokatëve për rregulloren e re të GJKKO-së,
GJKKO ka nisur aplikimin e gjobave ndaj avokatëve që po bojkotojnë seancat në kundërshtim të rregullores së re të gjykatës.

Në procesin ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ku SPAK pritej të lexonte pretencën, avokatët e të pandehurve qëndruan në pjesën e sallës së rezervuar për publikun. 


Ata respektuan kështu vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat, në kundërshtim të rregullores së re të GJKKO-së, të cilën e cilësojnë antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjobiti me nga 50 mijë lekë mbi 10 avokatë, si të zgjedhur nga të pandehurit, ashtu edhe të caktuar kryesisht.

ME TE LEXUARAT