Bubullima, stuhi të forta ere e reshje shiu, ndryshon moti në Tiranë

Pas ditëve me diell, moti në kryeqytet ka marrë një kthesë të menjëhershme gjatë orëve të fundit. Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu, bubullima të fortë dhe stuhi me erëra të shpejta, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave.
Sipas meteorologëve, kjo kthesë e motit vjen si pasojë e kalimit të një fronti me ajër të ftohtë e me lagështi mbi territorin e Shqipërisë.
Më herët sinoptikanët parashikuan situatën. Ata thanë se moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimit, reshjet do të jenë herë pas here të shoqëruara me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër në zonat malore, ndërsa era do të forcohet në relievet malore dhe përgjatë bregdetit. Nga e diela pritet edhe një ulje e temperaturave.
“Do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, pritet shtim vranësirash në veri dhe perëndim përgjatë maleve.


