Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë
Lajmifundit
/
1 Gusht 2026, 15:27
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ndërsa dyshohet edhe për një viktimë.
Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë në Tërnovë, në njësinë administrative Zerqan.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Bëhet me dije se në vendngjarje janë nisur forcat e emergjencës dhe grupet e specializuara, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit.
lajm në përditësim...


