Të shtëna me armë në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, shpallen në kërkim pesë autorët

Aktualitet

Të shtëna me armë në Tepelenë, plagosen dy

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me konfliktin e dhunshëm të ndodhur në Tepelenë, ku tre persona mbetën të plagosur pas një përleshjeje me sende të forta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026, ndërsa pas veprimeve hetimoreu bë i mundur identifikimi i pesë personave të dyshuar si autorë të përfshirë në konflikt.

Në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë përplasjes njëri prej personave të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me konfliktin e çastit, të ndodhur rreth orës 01:10, të datës 31.07.2026, në Tepelenë, ku mbetën të dëmtuar me sende të forta 3 shtetas, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç, të cilët u shpallën në kërkim.

Po nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT