Burrë e grua bëjnë namin në Korçë, kishin mbjellë 270 bimë kana'bis në oborrin e shtëpisë, zbulohen emrat

Aktualitet

Burrë e grua bëjnë namin në Korçë, kishin
Një operacion i zhvilluar pas disa javësh hetime me metoda proaktive ka çuar në prangosjen e një çifti bashkëshortësh në fshatin Gjirakare të Kolonjës. Gjatë operacionit të koduar "Partners", shërbimet e policisë zbuluan dhe asgjësuan 270 bimë të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuara në një zonë të pyllëzuar pranë banesës së tyre, si dhe sekuestruan dy thasë me kanabis në proces tharjeje.

Shtetasit e arrestar nga operacioni janë Ladi Vasili dhe Anila Vasili.

Njoftimi:
Kolonjë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (bashkëshortë), të dyshuar si autorë të kultivimit të 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Gjirakare.

Sekuestrohen 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e tyre.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar "Partners".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT