Dëmtohet rruga në Gjinar, çahet asfalti

Aktualitet

Dëmtohet rruga në Gjinar, çahet asfalti

Rruga pranë liqenit të Gjinarit në bashkinë e Elbasanit, ka pësuar dëmtime të dukshme në infrastrukturë.

Një rrëshqitje e tokës ka dëmtuar shtresën e asfaltit në këtë segment rrugor, duke krijuar rrezik real për qarkullimin e automjeteve dhe sigurinë e banorëve.

Ky aks rrugor është jetik, pasi lidh disa fshatra të zonës së Gjinarit dhe përshkohet çdo ditë nga mjete private dhe automjete transporti.

Gjinari, i shpallur si një nga fshatrat turistikë të Bashkisë Elbasan, vijon të përballet me problematika infrastrukturore pothuajse në të gjithë segmentet rrugore që të çojnë drejt tij.

Pavarësisht investimeve të fundit të realizuara nga Bashkia Elbasan në qendër të fshatit turistik, situata në akset lidhëse mbetet shqetësuese.

ME TE LEXUARAT