U godit nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez “zbërthen” dinamikën: Luisi hyri të më mbronte ! Ja si nisi konflikti

Dëshmia e njërit prej francezëve i cili ndodhej me Luis Miguel Varela Mendes, portugezin që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht. Sipas Adib Ghanmi, djemtë po qëndronin në plazh kur u është afruar dikush që fliste frëngjisht dhe ka sharë nga nëna një prej shokëve të tij.
Aty ka nisur sherri dhe më pas ka ardhur një tjetër që nga përshkrimi duket të bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante thikë në dorë. Vata ka goditur njërin prej djemve në këmbë, ndërsa me mjetin prerës i ka marrë jetën Mendesit duke ia ngulur në zemër.
David Heurtevent, i cili raportohet të ketë qëlluar 20-vjeçarin me kokë, e ka shtyrë Ghanmi kur ky i fundit është përpjekur ta kapë, por ka rënë në ujë.
Dëshmia:
“Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra. Ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: Pse shan? Nëna është e shenjtë.
Ai më pas e goditi me kokë shokun tonë dhe, ne u futëm të gjithë në konflikt.
Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër.
Në këtë moment, njerëzit nisnin të bërtisnin, dhe drejt nesh kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt. Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë.
Lajm në përditësim...


