Dëshmon sot në gjyqin për “Partizanin”, Taulant Balla: I qëndroj kallëzimit tim deri në fund, rast i pastër korrupsioni

Aktualitet

Dëshmon sot në gjyqin për “Partizanin”, Taulant

Sipas Ballës, të gjithë ata politikën që paraqiten në SPAK duhet të mbështesin punën e prokurëve.

“A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Pa dyshim që kanë bërë korrupsion. Ajo që thamë në 2016 kur miratuam reformën në drejtësi, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion.

Shqiptarët kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia po forcohet dita ditës. Ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet të mbështesin drejtësinë dhe punën e  prokurorëve që po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri”, tha Balla.

Po ashtu, ai deklaroi se “kallëzimit ndaj Sali Berishës për këtë dosje i qëndron fjalë për fjalë”.

Ndërsa i pyetur për Ballukun, se mazhoranca socialiste përdor dy standarde, Balla tha “sot flasim për korrupsion, çështja për të cilën flet ti nuk është korrupsion është dallimi i madh”.

ME TE LEXUARAT