Dosja “Revanshi”/ Nga i ‘forti i Myslym Shyrit’ te Shullazi e Rraja, SPAK kërkon 127 vite burg për të pandehurit

Aktualitet

Dosja “Revanshi”/ Nga i ‘forti i Myslym Shyrit’ te

SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së bujshme “Revanshi”, hetim i ndërtuar mbi komunikimet e zbardhura në platformën SKY ECC, që çuan në ngritjen e akuzave për grup kriminal, sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje dhe vepra të tjera penale.

Sipas pretencës së prokurorisë, janë kërkuar në total mbi 127 vite burg për të pandehurit. Për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin janë kërkuar nga 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 10 vite secili.

Për Naim Stafukën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.

Për Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, kërkohet 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

Për Gjergj Cukalin, i njohur si ‘i forti i Myslym Shyrit’, SPAK kërkon 10 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 7  vite  burg.

Për Besian Xhixhën 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg.

Për Enver Divën 10 vite burg me gjykim te shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Robert Laçin 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Viktor Imerajn 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Satilno Bashon 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg

Për Miri Brulin 9 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

Në seancën e radhës do të bëjnë mbrojtjen avokatët e 12 të pandehurve, teksa gjykata vendosi që seanca do të mbahet në datën 13 maj ora 12:00.

ME TE LEXUARAT