Dyshime për kontakte me grupe kriminale, SPAK shqyrton izolimin e 5 të burgosurve në regjimin 41-bis

Aktualitet

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë të burgosur.

Dyshime për kontakte me grupe kriminale, SPAK shqyrton izolimin e 5 të

Megjithëse emrat e tyre mbahen sekret kjo e dhënë bëhet me dije në raportin vjetor të SPAK që përmend se këta të dënuar vazhdojnë ende të jenë nën mbikëqyrjen e SPAK për të vendosur çfarë do të bëhet me ta, që do të thotë që është nën monitorim çdo komunikim dhe takim i tyre.

Nëse gjenden elementë bindës nga SPAK në fund mbylljen në 41 biss e firmos Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që miraton mbylljen në regjimin e hapur sipas modelit italian që burgosi mafiozët e Cosa Nostras.

Siç pranohet zyrtarisht nga SPAK, drejtoria e burgjeve ka deleguar në total gjatë një viti 9 kërkesa duke u bazuar në dyshimet se të burgosurit nga qelia vazhdojnë kontaktet e dyshimta me elementë të krimit.

Por për katër prej tyre SPAK mbasi i ka përgjuar dhe ka vlerësuar indiciet dhe provat ka vendosur mos fillimin e procedurave për kalimin në regjimin e ashpër 41 biss.

Nga hapja e dy regjimeve të ashpra, ku i burgosuri izolohet totalisht, njëri prej tyre u mbyll duke u përshtatur si qeli për të mbrojtur dhe mbajtur të veçuar nga të burgosurit e tjerë gjithë të penduarit e drejtësisë.

Ndërsa tjetri që gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nuk ka asnjë të burgosur në regjimin e ashpër./Top Channel/

 

ME TE LEXUARAT