Berisha: Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për integrimin, jam skandalizuar

Politikë

Berisha: Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë se ambasadori i Delegacionit të BE Silvio Gonzato po sillet si ambasador i Ramës, duke thënë se AKSHI është problem kulturor, duke fyer sipas tij shqiptarët.

“Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve. Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve. Se ky vend dhe ky komb edhe kur nuk kanë pasur shtet, kanë pasur një ligj për kontratat civile dhe kontratat e tjera, që e kanë respektuar pa pengmarrje. Dhe se AKSHI nuk është problem kulturor i shqiptarëve”, tha Berisha.


“AKSHI, shkëlqësia juaj, është problemi i baxhanakut të Edi Ramës, i bashkëshortes së Edi Ramës dhe vetë Edi Ramës. Sepse, shkëlqësi ambasador, Shqipëria ka me dhjetëra ndërmarrje të tjera, agjenci të tjera shtetërore dhe joshtetërore, problemi është se Rama nuk ka një kunat tjetër që të merret në fushën dixhitale përveç Armand Frangut. Dhe pikërisht se është Armando aty, kunati i Lindës, aty merren njerëzit peng dhe janë marrë peng. Dhe pengmarrja është kryekëput politike. Dhe unë e konsideroj një fyerje të rëndë që u bëni shqiptarëve ju me deklaratën tuaj jo vetëm dezinformim, por edhe fyerje, se qenka kulturë shqiptarë pengmarrja”, shton ai.

Berisha tha se Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për integrimin, duke u shprehur se është skandalizuar kur e ka mësuar. 

Së dyti, ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë. Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër. Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit. Është forcë politike e cila ka shpallur si interesin më madhor kombëtar të shqiptarëve integrimin në BE. Por, është forca politike e cila ka qenë shumë e sinqertë me partnerët dhe nuk ka pranuar kurrë të mashtrojë partnerët dhe të mashtrojë shqiptarët.

ME TE LEXUARAT