Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në Sarandë, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT)

Aktualitet

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në

Policia ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur më 5 shkurt 2026 në Konispol, ndërsa ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar.

Pas hetimeve të kryera nga strukturat e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandë, u identifikuan si të dyshuar shtetasit Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo të dy banues në Sarandë.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se vendosën një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari M.Gj., në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, me qëllim vrasjen e tij.

Për dy të shpallurit në kërkim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia vijon operacionin për kapjen e tyre, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në atentat.

 

 

ME TE LEXUARAT