E rëndë në Krujë/ Guri shkëputet nga mali dhe lëndon zjarrfikësin, në xhep mbante ilaçe
Lajmifundit
/
14 Gusht 2026, 15:29
Aktualitet

Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali. Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për mediat se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.
Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet.


