E trishtë, ndërron jetë në moshë të re gazetari Namir Lapardhaja
Lajmifundit
/
19 Mars 2026, 11:57
Aktualitet

Gazetari dhe publicisti i njohur, Namir Lapardhaja, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani, në orët e para të mëngjesit.
Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza në zemër.
Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, Lapardhaja festoi ditëlindjen e tij.
I njohur si një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, ai shquhej për analizat dhe opinionet e tij të thella në media.
Namir Lapardhaja është autor i librave, eseve dhe një numri të madh artikujsh që mbeten trashëgimi e tij kulturore, si për shoqërinë, ashtu edhe për familjen e tij.


