Ekstradohet drejt Kosovës 50-vjeçari i dënuar për një vepër të rëndë penale, në Shqipëri u kap me dokumente të falsifikuara

Aktualitet

Ekstradohet drejt Kosovës 50-vjeçari i dënuar për një

Është ekstraduar drejt Kosovës 50-vjeçari kosovar Anton Allakaj, i dënuar me 11 vite e 6 muaj burgim për veprën penale të “Vrasjes”.

Procedura e ekstradimit është finalizuar nga specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët në Kosovë.

Allakaj ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, ndërsa Gjykata e Pejës e kishte dënuar në vitin 2021 me 11 vite e 6 muaj burgim. Sipas autoriteteve, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 8 muaj burgim.

50-vjeçari u arrestua në Shqipëri në muajin maj të këtij viti. Gjatë kontrollit, policia i gjeti dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Sipas të dhënave të autoriteteve, në dokumentet që përdorte Allakaj figuronin emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, Anton Allakaj është dorëzuar te autoritetet kosovare, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të vrasjes.

 

 

ME TE LEXUARAT