Në kërkim ndërkombëtar për drogë, krime kompjuterike dhe pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, krime

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe, u finalizua ekstradimi në Shqipëri i shtetasve:

-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici

-Shkelzen Kraja;

-Ilir Lazri alias Ilir Sula;

-Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj;

-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;

-Merxhan Celiku.

të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu u ekstradua shtetasi:

– I. L., alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

si dhe:

– M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vendosjen e tyre përpara drejtësisë.

ME TE LEXUARAT