EMRAT/ Plas grushti mes kolegësh në Policinë Bashkiake Tiranë, zbardhet sherri, nis procedimi penal

Më datë 03.03.2026, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasi Alfred Xhoxha., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili ka kallëzuar se është goditur nga një koleg i tij gjatë orarit të punës.
Sipas kallëzimit, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta që lidhen me natyrën e detyrës dhe ka ndodhur brenda ambienteve të zyrës. I dyshuari, shtetasi Eugen Saliasi, gjithashtu punonjës i Policisë Bashkiake, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kolegut të tij.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Eugen Saliasi është proceduar penalisht për veprën “Goditja për shkak të detyrës”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.


