U dekretuan sot nga Presidenti Begaj, ministrat e rinj pritet të votohen nesër në seancën plenare në Parlament

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se në seancën e nesërme pritet të votohen ministrat e rinj që u dekretuan ditën e sotme nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Si procedurë, Partia Socialiste do të kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës dhe më pas të votohen të gjithë dekretet e Begajt për ministrat e rinj.
Kujtojmë se Presidenti Begaj firmosi sot 13 dekrete, 6 shkarkime dhe 7 emërime në detyrë, referuar propozimeve të ardhura nga kryeministri Edi Rama për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
1. Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
2. Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
3. Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
4. Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
5. Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
6. Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
7. Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun
4 ministrat e rinj të kabinetit Rama . 8. Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
9. Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
10.Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
11.Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
3 ministrat që ikin nga kabineti Rama
1. Belinda Balluku
2. Elisa Spiropali
3. Pirro Vengu
Kujtojmë se seanca plenare e së hënës u ndërpre pas përplasjeve në Kuvend të deputetit Agron Shehaj me deputetët socialistë, për protestat e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të resortit të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj./Shqiptarja


