EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK mbyll hetimet! 6 persona shkojnë në gjyq, për 2 të tjerë kërkohet lirimi nga akuzat

Aktualitet

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK mbyll hetimet! 6 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për katër shtetas të përfshirë në episode të ndryshme kriminale, të cilët tashmë janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Vrasje e planifikuar ndaj Hamza Terziut

Dy shtetas, Albert Zaja dhe Edison Muceku, akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e planifikuar të shtetasit Hamza Terziu, ngjarje e mbetur në tentativë mes muajve maj-korrik 2020. Edison Muceku u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar më 10 janar 2025 dhe u ekstradua në Shqipëri më 28 mars 2025.

Trafik droge në Lezhë

Armando Ndreca akuzohet për organizimin dhe financimin e një grupi që prodhoi dhe trafikoi 243 kg kanabis në tetor 2020, në zonën e Lezhës. Ai përballet me akuzat për:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;

“Organizim i grupit të strukturuar kriminal”;

"Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Tregti armësh dhe municionesh

Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli janë dërguar për gjykim për përfshirje në tregtinë e paligjshme të armëve gjatë viteve 2020–2021. Bajramaj akuzohet si drejtues dhe organizator i aktivitetit, ndërsa Pikli u arrestua në Gjermani më 17 maj 2024 dhe u ekstradua më 16 korrik 2024.

Të dy akuzohen për:

“Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, në formë tregtimi;

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”;

“Kryerje veprash penale nga organizata kriminale”.

 

ME TE LEXUARAT