E rëndë/ Humb jetën 38-vjeçari pas mbjelljes së flokëve në një klinikë në Turqi

Bota

E rëndë/ Humb jetën 38-vjeçari pas mbjelljes së

Një 38-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje për mbjelljen e flokëve në një klinikë estetike në Stamboll. Operacioni u krye në klinikën “CINIK” në zonën Besiktas dhe zgjati pesë orë, fillimisht pa komplikacione.

Por pas përfundimit të procedurës, pacienti ka raportuar shqetësime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ndërroi jetë në kujdesin intensiv.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet, duke mos përjashtuar pistën e “vrasjes nga pakujdesia”. Trupi i viktimës është dërguar për autopsi përpara se të kthehet në Britani. Zyra e Jashtme britanike ka konfirmuar se po asiston familjen dhe ndodhet në kontakt me autoritetet lokale.

Turqia është kthyer në një qendër globale për ndërhyrjet estetike, me mbi 150 mijë britanikë që kanë udhëtuar vetëm në vitin 2022 për procedura të tilla. Megjithatë, rritja e kërkesës ka sjellë edhe raste tragjike, ku mungesa e standardeve ka rezultuar fatale. Klinika në fjalë nuk ka reaguar ende për rastin.

ME TE LEXUARAT