G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok
Reagimet e ashpra ndaj një deklarate të fundit të reperit G Bani në TikTok çuan në përjashtimin e tij nga festivali “Muaji i Mërgatës” në Drenas.
Në një video që qarkulloi gjerësisht, ai u shpreh: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, deklaratë që u cilësua fyese dhe e papranueshme nga organizatorët e festivalit.
Në një reagim zyrtar, organizatorët e “Muajit të Mërgatës” bënë të ditur se performanca e planifikuar e G Banit është anuluar. Ata theksuan se ngjarja synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve, dhe nuk ka vend për gjuhë përçarëse apo pa etikë.
G Bani reagoi duke sqaruar se fjalët ishin drejtuar vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, jo ndaj gjithë qytetarëve të Kosovës. Por për organizatorët, ky sqarim nuk ishte i mjaftueshëm për të ndryshuar vendimin.