E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Detaje të tjera nga krimi në familje
“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë dhe e preu në copa copa trupin e djalit të saj 34-vjeçar, Alessandro Venier.
Sipas mediave vendase mësohet se gruaja ka pranuar krimin makabër, ku së bashku me nusen e djalit të saj, 30-vjeçaren Mailyn Castro Monsalvo, vranë dhe copëtuan trupin 34-vjeçarit.
"Bëra diçka monstruoze, por ishte e nevojshme. Nuk kishte alternativa të tjera. Mailyn është vajza që nuk e kam pasur kurrë”, mësohet të ketë thënë ajo ndër të tjera, teksa më tej për rreth tre orë rrëfeu para gjyqtarit krimin makabër.
Fillimisht u tha se krimi erdhi pasi Alessandro i kishte premtuar që do t’i bënte darkën dhe kishte harruar, por që kjo pistë ka rënë poshtë pasi plani për vrasjen e tij ishte mirëmenduar nga dy gratë.
Grindja në darkë, një javë më parë, ishte pra vetëm një pretekst për të zbatuar planin që ato të dyja kishin kurdisur prej kohësh. Një plan kriminal aq brutal sa i shtyu ato, pas krimit, të copëtonin trupin e tij ta fshihnin atë, duke shpresuar se do të ishin në gjendje ta zhduknin në të ardhmen.
Dy gratë kishin siguruar gjithashtu gëlqere për të kufizuar erën e keqe të trupit që mund të shpërndahej nëpër lagje. “Pakti” mes tyre zgjati për vetëm pesë ditë, pasi ditën e djeshme në mëngjes ishte 30-vjeçarja ajo e cila nuk mundi të duronte më dhe në momentin kur kaloi pranë koshit ku dhe ishte hedhur trupi telefonoi 112 dhe kërkoi policinë duke u dorëzuar.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor mësohet se Lorena Venier ka pohuar se mbesa e saj 6 muajshe nuk mund të rritej në atë klimë, duke nënkuptuar kështu sherret e përditshme mes dy autorëve dhe viktimës.
Krimi u mësua gjatë rindërtimit të çështjes nga Lorena Venier për prokurorin. Mësohet se ngjarja ndodhi më 25 korrik, pas muajsh të gjata mosmarrëveshjes dhe dhunë. Pasi e preu trupin në tre pjesë me një mjet të përdorur për prerjen e druve, së bashku me nusen e zhvendosën në garash natën. Për të shmangur dyshimet, nëna e viktimës shkonte rregullisht në punë deri të mërkurën në mbrëmje.
Ajo punonte në qendrën shëndetësore të qytetit Udine, në veri të Italisë dhe asnjë nga kolegët e saj nuk kishte dyshime. Ndërkohë 30-vjeçarja vijonte të dilte shëtitje me vajzën e vogël sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe grupi hetimor po punon për zbardhje ne plotë të kësaj ngjarje, dyshohet se shkak mund të jetë bërë dhe jeta e çrregullt e Alessandros. Madje thuhet se kjo do të ishte edhe “arsyeja” që ato do të përdornin më vonë për të justifikuar “zhdukjen” e tij dhe për të mbuluar vrasjen.