Konflikti te Uji i Ftohtë, dy të plagosur me thikë përfundojnë në spitalin e Vlorës
Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj te Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës.