Dhunohet në rrugë deputeti shqiptar, vajza e mitur dhe bashkëshortja e tij, detaje nga ngjarja
Lajmifundit
/
2 Gusht 2025, 12:56
Kosovë&Rajon
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas mediave në Kosovë, Hoxha është sulmuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje më 1 gusht në orën 18:10 në fshatin Zlipotok të Dragashit. Personi që i ka sulmuar është një 61-vjeçari i identifikuar me inicialet S.K.
Pas ngjarjes Hoxha së bashku me gruan kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Raportohet se ata nuk kanë marrë demtime të rënda.
Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë ndërsa i dyshuari është arrestuar.