Eurodeputetja italiane: Rama iu gjunjëzua Melonit, por në BE nuk futesh duke u bërë shërbëtor por .....

Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda iu bashkua protestuesve shqiptarët të cilët me mijëra prej 30 ditësh kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Eurodeputetja ka theksuar se në Bashkimin Europian nuk futesh duke u bërë shërbëtor i një shteti, por duke ditur që e meriton atë.
Ajo komentoi dhe uljen në gjunjë të Edi Ramës ndaj Georgia Melonit, teksa tha se një kryeministër duhet të ulët në gjunjë vetëm ndaj popullit të tij.
“Komisioni Europian nuk mund të jetë e verbër dhe duhet të shikojë të vërtetën dhe të kërkojë që Edi Rama dhe çdo politikan tjetër të dëgjojë dhe t’ju respektojë.
Unë jam italiane dhe dua t’ju falënderoj juve dhe diasporën shqiptare në Itali, po luftojnë për ju dhe për ne.
Faleminderit për të gjithë shqiptarët nëpër botë. Si italiane kam një imazh para meje, kryeministri juaj (Edi Rama) që iu ul në gjunjë kryeministres time (Georgia Melonit).
Kryeministri i një vendi nuk i ulët në gjunjë askujt përveç popullit të tij.
Në Bashkimin Europian nuk futesh duke u ulur në gjunjë, nuk hyet në BE si shërbëtorët e dikujt, në Europë hyhet më kokën lart, duke e merituar dhe duke ditur që do luftojnë për mirëqenien tonë”, tha ajo.


