Protesta e 37-të për dorëheqjen e Ramës, i riu mesazh politikanëve: A jeni krenarë për situatën e Shqipërisë?

I riu: Ky nuk është një mesazh drejtuar askujt personalisht, është një mesazh për të gjithë. Qoftë për ata që kanë dalë në shesh, qoftë për ata që nuk kanë dalë dhe komentojnë negativisht, qoftë për deputetët, parlamentarët dhe njerëzit e përfshirë në politikë.
Dua thjesht që të gjithë të çohen sot dhe të shohin në pasqyrë. Dhe të bëjnë këtë pyetje: a janë krenarë? A janë krenarë për punën që kanë bërë, për situatën e Shqipërisë sot?
A janë krenarë që ka kaq shumë mungesa në shëndetësi, në infrastrukturë dhe në shumë gjëra për të cilat ne kemi dalë për të protestuar? Është thjesht një pyetje shumë e thjeshtë për të gjithë. A jeni krenarë ju që keni dalë në protestë, a jeni krenarë me punën që keni bërë?
Si i ri, më shqetëson fakti që bashkatdhetarët e mi dhe moshatarët e mi largohen nga Shqipëria. Shqipëria është bërë një barrë për ata që përpiqen sa më shumë ta lënë mënjanë dhe ta shtyjnë poshtë. Nuk duan të rrinë, sepse nuk ka asnjë lloj perspektive për një jetë dinjitoze.
Është e vështirë të gjesh një punë, të ecësh si një shqiptar me të drejta, me dinjitet, dhe kjo është një nga gjërat që më prek më shumë: mungesa e punësimit të duhur, mungesa e institucioneve dhe mosdëgjimi i të rinjve.


