Gomonia rrezikoi të fundosej për shkak të erës së fortë, shpëtohen 5 persona në Durrës

Aktualitet

Gomonia rrezikoi të fundosej për shkak të erës së

Shërbimet e Njësisë Policore Detare i kanë ardhur në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftim i Policisë:

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë. Reagimi ynë do të jetë i shpejtë, profesional dhe i specializuar.

 

 

ME TE LEXUARAT