Grupi “Homeland Justice” pretendon se ka kryer sulm kibernetik, Prokuroria e Përgjithshme reagim zyrtar: Nuk ka gjurmë komprometuese

Aktualitet

Grupi “Homeland Justice” pretendon se ka kryer sulm kibernetik,

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ka kryer një sulm kibernetik edhe në sistemet e Gjykatës së lartë dhe Prokurorisë në Shqipëri.

Në reagimin zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme thotë se janë duke u kryer hetimet, ndërsa thekson se nuk ka gjurmë komprometuese deri më tani në formën e hakërimit.

Reagimi:

Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorisë së Përgjithshëm, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

ME TE LEXUARAT