Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, hapat që do të ndiqen

Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë,

Janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, programi i mbështetjes financiare për fermerët shqiptarë që synon zhvillimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit vendas dhe modernizimin e fermave në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se skema përfshin 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi për sektorin bujqësor dhe blegtoral.

Masat direkte të mbështetjes:

Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit
Tufa bazë e matrikulluar e imtave
Mbarështimi i bletarisë
Tufa bazë e matrikulluar e dosave dhe/ose paradosave
Kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera dhe tunele plastike
Fermat organike
Implementimi dhe certifikimi Global GAP
Mbështetja për sipërfaqet e mbjella
Ripopullimi i peshkimit në ujërat e brendshme
Masat e investimit:

Mbështetje për fermerët e rinj
Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh
Pajisje, makineri dhe mjete për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për 12 masat mbështetëse.

“Së bashku krijuam Skemën Kombëtare. Është koha që të aplikoni për 12 masat mbështetëse. Më 25 maj hapim thirrjen kombëtare. Apliko”, deklaroi ministri.

Aplikimet do të kryhen online përmes platformës e-Albania.

ME TE LEXUARAT