Hita bën ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, Torba në Tiranë, Dautaj në Operacionale dhe Sulaj në Antiterror

Aktualitet

Hita bën ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit,

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke prekur disa drejtori vendore dhe njësi të rëndësishme në nivel qendror.

Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm Skënder Hita, janë bërë lëvizje në rangun e nëndrejtorëve në disa qarqe të vendit, përfshirë Tiranën, Shkodrën, Lezhën dhe Fierin.

Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit në Tiranë dhe është emëruar shef i krimeve në Kukës, ndërsa në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili vjen nga detyra e zëvendësdrejtorit në Fier.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtorinë qendrore, ku Alban Dautaj është emëruar drejtor i Forcës Operacionale, duke u zëvendësuar në Antiterror nga Edmond Sulaj.

Po ashtu, shefi i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, është transferuar në Kukës, ndërsa Gentian Ndoj është dërguar në detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Lëvizjet konsiderohen pjesë e një riorganizimi të brendshëm në strukturat e Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT