One Albania prezanton portofolin Mix & Max: Gjithçka që vlen për familjen

Deri para pak vitesh, ideja për t’i patur të gjitha shërbimet e nevojshme, të kombinuara sipas mënyrës sate të jetesës, dukej e largët. Me Mix & Max, kjo mundësi u kthye në realitet.
Duke vënë gjithnjë klientin në qendër, One Albania sjell një portofol të përditësuar Mix&Max, që i jep lirinë kujtdo të ndërtuar paketën e vet, duke kombinuar internetin fibër në shtëpi dhe planet celulare 5G, duke përfituar njëkohësisht edhe zbritje për një smartphone të ri. E gjitha vjen si një eksperiencë e vetme, me më pak ndarje mes shërbimeve të përditshme, aty ku teknologjia punon për njerëzit.
Portofoli i përmirësuar përfshin:
· Plane mobile 5G, për lidhje të qëndrueshme dhe të shpejtë në çdo moment
· Shpejtësi më të lartë në internetin fibër, për një eksperiencë të pandërprerë në shtëpi
· Smartphone me ulje të dedikuara
· Kursime mujore të matshme, që reflektohen drejtpërdrejt në faturë
Çdo familje ka ritmin dhe nevojat e saj. Dikush ka nevojë për më shumë internet në shtëpi, dikush tjetër kërkon të bisedojë apo ndajë momente në kohë reale. Mix & Max u jep klientëve mundësinë të ndërtojnë kombinimin që u përshtatet, duke përfshirë shërbimet që përdorin më shumë.
Një nga avantazhet kryesore të Mix & Max është vlera që ai ofron. Duke kombinuar shërbimet, klientët përfitojnë zbritje mujore që mund të arrijnë deri në 1500 lekë, krahasuar me blerjen e shërbimeve të ndryshme nëse ato do të ishin të ndara. Dhe kur gjithçka është e bashkuar, edhe menaxhimi bëhet më i lehtë: të gjitha paguhen në një faturë e vetme.
Me këtë përditësim të portofolit Mix & Max sjell një qasje më fleksibël ndaj shërbimeve, jo vetëm me produkte të përmirësuara, por edhe me një mënyre më të thjeshtë për t’i përdorur ato në përditshmëri.
Mix & Max, gjithçka që vlen për familjen.