Pak orë para protestës, Berisha zbulon SKENARIN! Bën thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit

Politikë

Pak orë para protestës, Berisha zbulon SKENARIN! Bën thirrje

Pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar para kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve që të bashkohen.

Berisha thotë se kjo do të jetë një kryengritje paqësore, por më e fuqishmja që Shqipëria ka njohur, sikundër ka thënë edhe për protestat e mëparshme.

Berisha thotë se shqiptarët duhet të ngrihet kundër Edi Ramës dhe vendimeve të qeverisë së tij.

“Kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ngrihen mbi dhunën, për të mbrojtur nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë, të një organizatë kriminale të drejtuar nga Rama. Akti i fundit i Ramës, është akti më armiqësor që ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore. Bllokimi i heqjes së imunitetit nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij pasi në dosjen e Ballukut Rama është aksionet me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje”, tha Berisha.

Ndërkohë sipas tij një tjetër arsye për t’u ngritur në protestë është dhe çmimi i naftës.

“Të gjitha vendet në Europë dyfishuan subvencionet për naftën për fermerët, Rama me një akt të papërgjeshmërisë absolute e hoqi dhe atë pak që jepte”, tha Berisha.

Skenari i kësaj protestë sipas Berishës do të jetë kryengritje paqësore, por që asnjë forcë në botë nuk do ta ndalë.

“Kryengritja paqësore e opozitës nuk ndalet dhe nuk ka forcë në botë që ta ndalë, kjo kryengritje është jetike”, tha ai.

ME TE LEXUARAT