“E quaj ‘Rama Grekoviç’!”/ Protesta e 27-të; qytetari: Nuk është kryeministri ynë, por i Serbisë dhe i Greqisë

Ai tha se ka dalë në protestë për çështjet që lidhen me të gjithë shqiptarët, duke theksuar se, sipas tij, nuk duhet të ketë ndarje mes krahinave.
Qytetari kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se atë nuk e konsideron kryeministrin e Shqipërisë, por si të Serbisë edhe të Greqisë.
“Unë ia kam vënë epitetin “Rama Grekoviç””, tha ai.
Protestuesi: Unë protestoj për çështjen e të gjithë shqiptarëve, sepse çamët janë shqiptarë aq sa shqiptarët janë çamë. Nuk ka ndarje. Enver Hoxha i ndante këto, ne jemi të gjithë njësoj. E dyta, unë protestoj si për çështjen çame, si për çështjen kosovare, sepse i përkas të dy krahinave.
Çështja çame më goditi sot më shumë, sepse sot përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame, por më tepër më rëndon kjo heshtja që bëjnë këto shoqata, ose këta deputetë, që i kalojnë çdo gjë me heshtje dhe mbi të gjitha përdorin gjenocidin, vrasjen e martirëve tanë. Unë kërkoj nga Rama të japë dorëheqjen, nuk pres gjë. Ai nuk është kryeministri ynë, është i Serbisë edhe i Greqisë. Unë ia kam vënë epitetin “Rama Grekoviç”.
Kërkoj për çështjen çame nga deputetët, si Bido, që i duket vetja çam, por ai po hesht më shumë se kryeministri.


