“Edi Rama gjatë qeverisjes së tij, nuk ka mbajtur përgjegjësi”/ Gazetari: Algoritmi, iu kthye kundër brenda 27 ditësh

Politikë

“Edi Rama gjatë qeverisjes së tij, nuk ka mbajtur

Gazetari Artan Cena, i ftuar në nje studio televizive, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka humbur kontaktin me realitetin e shqiptarëve dhe po përballet me pasojat e propagandës që sipas tij ka ndërtuar për më shumë se një dekadë.

Sipas tij, Rama gjatë 13 viteve në pushtet nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi për problematikat e krijuara nga qeverisja e tij, ndërsa ka ndërtuar një realitet paralel larg jetës së përditshme të qytetarëve.

Duke iu referuar librit ‘Albania Fails’, ai tha se aty pasqyrohet qartë vizioni i kryeministrit për Shqipërinë, i fokusuar kryesisht tek ndërtimet masive dhe betonizimi i territorit.

Duke komentuar deklaratat e fundit të Ramës për algoritmet dhe rrjetet sociale, Cena tha se kryeministri po përballet me armën që vetë ka përdorur për vite me radhë. Sipas gazetarit, realiteti që përjetojnë shqiptarët është krejt ndryshe nga ai që paraqet propaganda qeveritare brenda dhe jashtë vendit.

Gazetari u ndal edhe te projektligji që parashikon mundësinë e blerjes së tokës bujqësore nga shtetas të huaj, duke e konsideruar atë pjesë të një politike të vazhdueshme të shitjes së pasurive kombëtare.

Duke folur për fenomenin e pastrimit të parave, gazetari deklaroi se Shqipëria është shndërruar në një nga qendrat kryesore të këtij aktiviteti në Europë.

‘Fakti është që Edi Rama gjatë qeverisjes së tij 13-vjeçare asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi për atë që ka bërë deri më tani. Siç duket vetë Rama ka krijuar një botë të tjetër të tij, të cilën ai nuk shikon realitetin e vërtetë.

Dhe këtë e ka treguar dhe më qartë ai libri ‘Albania Fails’, që ka treguar se çfarë perceptimi ka Rama për Shqipërinë, çfarë do të bëjë Rama këtu në Shqipëri. Domethënë, Rama kërkon që thjesht të ndërtojë dhe të lërë shenjat e tij në kulla, në ndërtime.

Tiranën e ka mbushur, por siç duket do të mbushë të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Tiranën. Sepse e ka filluar që në Durrës, në Golem, në të gjithë bregdetin e vendit, bile projektet kanë shkuar deri edhe në zonat e bregdetit të Shëngjinit.

Dhe të rikthehemi aty tek pyetja jote, pse e ka gjetur algoritmin. Shiko, Rama ka 13 vjet që e përdor algoritmin për të mashtruar popullin. Dhe sot ky algoritëm i është kthyer kundër. Çfarë do të thotë që ajo që Rama e kishte si domenin e tij të pakonkurrueshëm, tani i është thyer.

Tani algoritmi i është kthyer mbrapsht. Ndërsa për 13 vjet Rama e ka përdorur që të bëjë propagandën e tij, të ushtrojë propagandën e tij ndaj popullit me qëllim që ta quajë qeverisjen e tij të suksesshme, sot ai algoritëm për 27 ditë, ia ka rrëzuar 13 vite qeverisje Edi Ramës.

Po i themi qeverisje sepse ai është qeveri, është kryeministër i vendit. Por sigurisht që janë më shumë propagandë sesa realitet. Sepse realiteti në Shqipëri është shumë i ndryshëm nga ai që jep Edi Rama, që shfaq Edi Rama. Domethënë si në vendin tonë ashtu dhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Interesi i Edi Ramës është që t’ua ofrojë sa më shumë njerëzve që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Domethënë që nuk i kërkojnë llogari atij. Njerëz të cilët vijnë në Shqipëri vetëm për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Kjo do të thotë që ai kërkon që të shesë tokë. Pavarësisht faktit që ai e ka justifikuar këtë projektligj si një kërkesë të integrimit, si një kërkesë të BE-së. Dhe sipas tij ky projektligj do të hyjë në fuqi tetë vjet mbasi Shqipëria do anëtarësohet në BE. Por fakti është që ky projektligj është hedhur për diskutim në një kohë kur shqiptarët protestojnë pikërisht për këtë gjë.

Po. Protestojnë sepse ky po shet Shqipërinë dhe Rama nuk e ka bërë këtë tani. Në një farë mënyre ka vite që e shet Shqipërinë, edhe pse jo në mënyrë zyrtare. Domethënë ai i ka dhënë prona kujtdo që ka dashur, sikur e ka Shqipërinë tokë të tij. Jo sikur është në pozicionin e kryeministrit për ta administruar vendin, por ai e shikon vendin si një pronë, pjesë të së cilës mund t’ia japë kujt të dojë.

Ka 13 vjet që Edi Rama i mbush mendjen vetes dhe njerëzve të tij që Shqipëria është e tyre. Nuk është e shqiptarëve.

Faktikisht po. Ligjërisht jo, por faktikisht po. Që do të thotë që Rama mund të bëjë çfarë të dojë këtu dhe me anë të forcës së kartonëve që ka në parlament, miraton çdo gjë që ai dëshiron.

Absolutisht. Ua ka qepur ligjin sipas xhaketës që kishin veshur. Në fakt ai nuk e ka qepur ligjin. Ai e ka marrë të gatshëm ligjin nga palët e interesuara, e ka çuar në parlament, e ka miratuar. Siç bëri me ligjin e zonave të mbrojtura. 12 deputetë anonimë firmosën, çuan një ligj në parlament për të shkatërruar zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Mund të parandalohet në një mënyrë: largimi i Ramës. Ajo që po kërkojnë qytetarët prej 27 ditësh. Ndryshe nuk besoj se ka që të parandalohet kjo gjë. Shqipëria nuk është kthyer thjesht në një nga vendet e pastrimit të parave, mendoj se është vendi i vetëm në Europë ku pastrohen paratë në një mënyrë galopante. Para disa vitesh Rama propozoi një ligj për amnisti fiskale.

Pikërisht, por BE-ja, duke ditur riskun e parave të pista, e ndaluan. Rama çfarë bëri? Mbylli të dy sytë dhe u tha grupeve të interesit: pastroni paratë, më jepni pushtetin.

Mënyrat i ka, qeveria ia jep në dorë. Ti çfarë do të bësh? Do bësh një resort? Sa lekë do investosh? Kaq. Projektin ta jap unë, ti fut lekët’, tha ndër të tjera gazetari Artan Cena.

ME TE LEXUARAT