IKMT bllokon 3 automjete me lëndë drusore në Prekal të Shkodrës

Aktualitet

IKMT bllokon 3 automjete me lëndë drusore në Prekal të

Tre automjete të ngarkuara me lëndë drusore janë bllokuar nga IKMT Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, gjatë kontrolleve të zhvilluara në zonën e Prekalit.

Sipas IKMT-së, gjatë verifikimeve në terren, autoritetet kanë konstatuar se mjetet qarkullonin pa dokumentacionin përkatës ligjor për transportin e lëndës drusore, duke u konsideruar në shkelje të legjislacionit në fuqi.

“Janë bllokuar mjetet tip “Mercedes” me targa AB706HI, i drejtuar nga shtetasi D.N., i ngarkuar me 19 m³ lëndë drusore të llojit ah; mjeti “Ifa” me targa AA592OT, i drejtuar nga shtetasi Z.N., i ngarkuar me 13.5 m³; si dhe një tjetër “Mercedes” me targa AB967AD, i drejtuar nga shtetasi A.D., me 19 m³ lëndë drusore”, njofton IKMT.

Për rastet janë kryer procedurat përkatëse ligjore, është dokumentuar shkelja dhe janë marrë masat administrative ndaj personave përgjegjës.

ME TE LEXUARAT