Incidente te protesta e “Shqipëria Bëhet’ para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë, i shtyjnë me forcë

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.
Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit.
Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij. Protesta ka agravuar, ndërsa policia ka krijuar kordon sigurie.


