“Dridhe moj bajame, dridhe”/ Kristi Lamaj zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP 5”: Do të dal me fitore…

Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e T Ch, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.
Kristi Lamaj, këngëtar i muzikës popullore, do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, tha Kristi Lamaj gjatë fjalës së tij përpara se të hynte në shtëpi.
Ai u rrit në qytetin e Vlorës, me muzikë që në moshë të vogël. Më pas vazhdoi arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, duke u specializuar në këndim klasik.
Paralelisht me muzikën, ai zgjodhi të studiojë juridik, me dëshirën për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme profesionale, duke zhvilluar njëkohësisht rrugëtimin artistik.


