Ironia e protestueses: Nuk duam Ballukun pa baluke, Berisha të futet në poturet e Ramës! Zegjineja të mësojë abetaren

Një protestuese bëri ironi me kryeministrin Edi Rama, ish vartësen e tij, Belinda Balluku, deputeten Zegjine Çaushi dhe kreun e PD Sali Berishën.
Ajo tha se Zegjineja duhet të mësojë abetaren, ndërsa lideri opozitar Sali Berisha duhet të “futet” tek poturet e kryeministrit Rama.
“Nuk duam Ramën me poture, Balluken pa baluke. Duam që Zegjineja të bëjë në shkollë abetaren. Duam Lulin që të bëjë matematikën. Duam Berishën të futet në poturet e Ramës.
Nuk duam një Shqipëri që ta shikojnë vetëm për lekët, por kur të vijmë të na thonë mirëserdhët në shtëpi. Duam revolucion. Rama në burg, Berisha në burg.”, tha ajo.


