Marjana Koçekut dhe Spiropali munguan në mbledhjen e Grupit të PS, Balluku ulet përballë liderit

Politikë

Marjana Koçekut dhe Spiropali munguan në mbledhjen e Grupit të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje të zgjeruar të Grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja kishte një kryefjalë të vetme, protestat dhe gjetjen e rrugëdaljes pas kërkesave të panegociueshme të protestuesve, dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.  Në këtë mbledhje mungoi deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila ka dalë si e pavarur dhe në një sërë reagimesh ka sulmuar qeverinë Rama për qëndrimet e saj.

Marjana Koçekut dhe Spiropali munguan në mbledhjen e Grupit të

Po ashtu ka rënë në sy dhe mungesa e Elisa Spiropalit, kjo e fundit ka mbajtur qëndrime të forta kritike ndaj liderit të PS, Edi Rama. Ajo që ra në sy ishte prezenca e Belinda Ballukut, tashmë me akuza të reja nga SPAK, për ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’, ‘korrupsion’, etj.  Balluku sipas fotove të shpërndara nga PS, është ulur përballë Edi Ramës, ndërkohë që të enjten nuk mori pjesë në votimin e Amnistisë Penale, e cila kërkonte 84 vota.

Marjana Koçekut dhe Spiropali munguan në mbledhjen e Grupit të

Mungesa e saj në seancë detyroi socialistët të shtynin për pasdite votimet në Parlament, madje shkoi deri aty sa që u desh të vinte vetë Edi Rama nga Roma, që të bëheshin votat e nevojshme, 84.

Marjana Koçekut dhe Spiropali munguan në mbledhjen e Grupit të

Ndërkohë që sot si fundjavë, Balluku është shfaqur në mbledhjen e Grupit të PS, duke qëndruar para kreut të PS, që la të kuptohet se mund të ketë të tjera rrjedhje nga radhët e socialistëve pas, Marjana Koçekut.

 

ME TE LEXUARAT