Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, takim me Ramën në Dhërmi

Aktualitet

Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, takim me Ramën në

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës. Mësohet se gjatë ditës së sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi.

Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vizitës së saj apo detajet e takimit me vajzën e presidentit amerikan. Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në jug të vendit pasditen e së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe gjatë ditës së hënë, ku në kuadër të agjendës së tij do të zhvillojë disa takime dhe inspektime.

Kjo është vizita e disatë që Ivanka Trump bën në Shqipëri, konkretisht në zonën e jugut. Në janar të këtij viti, vajza e presidentit amerikan publikoi pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ndërkohë në sfond kishte vendosur këngën “Luleborë”.

Më pas, Ivanka Trump zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

ME TE LEXUARAT