Vrau 48-vjeçarin në Krujë, zbardhet dëshmia e autorit: Më goditi me kosë në krah, pastaj mora çiften

Aktualitet

Vrau 48-vjeçarin në Krujë, zbardhet dëshmia e autorit:

Autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë Krujë, Eduart Afmataj, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.

Policia bën me dije se Eduart Afmataj deklaroi se, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas autorit Artur Cangu, e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Pas kësaj, Eduard Afmataj ka deklaruar se, ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas krimit, ky i fundit ka lajmëruar Policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe më pas është larguar.

Afmataj u arrestua pa u mbushur 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë.

Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 prill në fshatin Vijon, në zonën e Niklës në Fushë-Krujë

ME TE LEXUARAT