Aksidenti tragjik tek rrethrrotullimi i TEG-ut, viktima dhe i plagosuri dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aktualitet

Aksidenti tragjik tek rrethrrotullimi i TEG-ut, viktima dhe i plagosuri dyshohet

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.

Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë.

Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet.

Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë

ME TE LEXUARAT