Kërcet ar'ma në Pukë: Të dyshuarit qëll'ojnë mbi policinë që zbuloi parcelën e kana'bisit

Aktualitet

Kërcet ar'ma në Pukë: Të dyshuarit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, ku një skuadër policie po kryente kontrolle dhe vëzhgim të një parcele të dyshuar me kanabis.

Mësohet se efektivët ndodheshin në zonë për të monitoruar parcelën kur dyshohet se janë pikasur nga persona që mund të kenë lidhje me kultivimin e drogës.

Pak më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Pas situatës, efektivët kanë kërkuar përforcime për shkak të terrenit të vështirë malor.

Forcat e policisë janë nisur drejt zonës për të kontrolluar territorin dhe për të identifikuar personat që dyshohet se kanë qëlluar me armë.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Policia vijon kontrollet në zonën e Qelëzit, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse të shtënat kanë qenë të drejtuara ndaj efektivëve.

ME TE LEXUARAT