“TVSH që grumbullohet nga rritja e çmimit të naftës tu kthehet qytetarëve”, Rama: Do përfitojë vetëm kjo kategori

“Një kërkesë që më ka tërhequr vëmendjen është që e gjithë shtesa e ardhur nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit të rikthehet për qytetarët dhe bizneset.
Ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhura të rritura nga këto raste dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve.
Pagat në sektorin publik janë rritur, nga ana tjetër siç ju e dini në sektorin privat pagat janë rritur dhe rriten në mënyrë të vazhdueshme sidomos ata që kanë kualifikime, nuk është më pyetja a vjen të punosh me këtë pagë, por është ndryshe, sa e do pagën të punës”-u shpreh Rama.
Lajmi në përditësim…


