Çmimi i naftës, Rama: Do ngrejmë distributorin shtetëror, për momentin nuk na duhet Bordi Transparencës

Gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, kryeministri Edi Rama sqaroi se ky hidrokarbur përdoret për industrinë e rëndë.
Ai tha se hedhja në treg kërkon ka një kosto shumë të madhe.
“Një tjetër sqarim për ata që na ndjekin. Konstatoj që jo të gjithë janë të informuar që Shqipëria nuk prodhon naftë të përdorshme për pikat fundore dhe kjo do të thotë që nuk e kemi këtë pasuri natyrore të zbuluar dhe të përdorshme, pasi nafta që ne nxjerrim është naftë e rëndë. Nëse do të futej në përpunim kërkon rafineri dhe kosto shumë të mëdha. Megjithatë, nuk arrihet të jetë një produkt i cili të përmbushë parametrat e nevojshëm për shkak të përmbajtës që ka. Është naftë që përdoret për industrinë, asfalt e kështu me radhë. ‘
Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi?’, dëgjoj të thonë. Kemi rezerva nafte premium, por deri më sot, siç tregoi rasti i Shpiragut, gjeologjia e pamundësoi nxjerrjen e një kostoje të arsyeshme për të hedhur për prodhim për tregun. Ne nuk kemi reshtur së kërkuari zgjedhje të tjera, e për momentin situata është kjo”, u shpreh ai.


